E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vranë një shtetas në 2011, identifikohen autorët

FIER- Efektivat e Policisë së Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier kanë arritur të zbulojnë autorët e vrasjes së qytetarit Ylir Kalemaj, banues në fshatin Gorishovë të komunës Cakran.

Burime të policisë së Fierit bënë me dije se në sajë të operacionit të koduar ‘Kobra’, kanë mundur të vënë në prangapranga 36-vjecarin Gentjan Licaj, njëri prej autorëve të vrasjes së Ylli Kalemaj në muajin Prill të vitit të kaluar.

Ndërkohë, është identifikuar edhe autori i dytë i krimit, Xhezmi Hyka bashkëfshatar i viktimës,i cili është shpallur në kërkim,si dhe janë zbardhur motivet e vrasjes.

Burime të policisë së Fierit bënë me dije se vrasësit kanë lidhje miqësie mes tyre dhe motivi i vrasjes ka qënë hakmarrja.

VRASJE E KALEMAJ
Kalemaj, është vrarë në 15 Prill të vitit 2011 në autostradën në ndërtim Levan-Tepelenë. Ai ishte i punësuar nga firma që zbatonte projektin e ndërtimit të kësaj autostrade si roje. Ditën e ngjarjes ,ai ka marë një telefonatë që e ftonte në takim te vëndi i punës.I shqetësuar ai ka shkuar në vëndngjarje dhe ende pa zbritur mirë nga makina e tij,është goditur me bresahëri automatiku të cilat nuk i kanë lënë asnjë mundësi reagimi apo sqarimi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›