E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vrasja e 48-vjeçarit, pranga ish-gruas dhe djalit

Sipas policisë, dy personat e arrestuar dyshohen si autorë të vrasjes së burrit, ngjarja e ndodhur më 23 korrik.

Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Luljeta Zeqo, 45-vjeç (ish-gruaja e viktimës) dhe 16-vjeçari A.Zeqaj, djali i tyre.

Shkak për krimin e rëndë, policia dyshon se viktima ka dashur të shiste banesën ku jetonte gruaja më fëmijën e saj. çifti pas ndarjes kishte probleme të shumta ekonomike dhe për këtë arsye, ata debatonin shpesh mbi mbajtjen e fëmijëve të tyre.

Në konlikt e sipër, gruaja e ndihmuar nga i biri, ka qëlluar më thikë mbi ish-burrin, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi është bërë i ditur të dielën, pasi 16-vjeçari ka denoncuar në polici rastin në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›