E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i mbyturi ne Vjose

Gjendet trupi i pajetë i 20 vjeçarit të mbytur në lumin Vjosë në Përmet. Rreth orës 10.00 të mëngjesit rreth një kilometër më poshtë vendit ku u mbyt shtetasi Selman Hoxha, në lumin Vjosë në Përmet, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 20 vjeçarit. Trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit ku do t’i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun që çoi në mbytjen e këtij shtetasi. 20 vjeçari rezultonte i humbur prej 4 ditësh. Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, banorë, familjarë si dhe dy polumbarë të repartit Special “Renea”. I riu u mbyt teksa po lahej me shokët në lumin Vjosë 4 ditë më parë .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›