E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia plan masash per sezonin turistik

Drejtoria e Policisë ka nisur zbatimin e planit të masave për sezonin turistik veror.
Planvendosje të reja të shërbimeve dhe forca shtesë për zonat e preferuara nga pushuesit në zonën e plazhit të Kavajës, por edhe në lokalet e kryeqytetit të cilat përfshihen në itineraret e guidave turistike në vend.

Pjesë e planit të masave janë edhe monitorimi i zonave të rezervuareve dhe lumenjve, të cilët nga viti në vit bëhen objekt fatkeqësish kryesisht nga të miturit dhe adoleshentët që freskohen edhe pse nuk dinë mirë not.

Shefi i sektorit të rendit dhe SHRSF-ve, ka dhënë disa detaje rreth masave të veçanta që paraqet ky plan masash.

Një element tjetër I rëndësishëm I planit të masave do të jetë dhe mbajtja në vëzhgim I kontigjenëteve me tendencë për kryerjen e vjedhjeve dhe plaçkitjeve, për të parandaluar vjedhjet e banesave të qytetarëve të Tiranës, gjatë periudhës që janë me pushime në zonat bregdetare në vend apo jashtë Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›