E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy protesta ne Tirane

Dy protesta janë zhvilluar në orët e paradites në Tiranë, njëra pranë Gjykatës së Apelit dhe tjetra në zonën e Unazës së Re.

Rreth 50 persona kanë protestuar në lidhje me vendimet e gjyqtarit E.G, në gjykatën e Apelit, ndërsa na disa momente kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës për të mos lejuar bllokimin e bulevardit Zhan D’Ark, apo hyrjen për në gjykatë.

Konfrontime me policinë ka patur edhe në protestën e zhvilluar në Unazën e Re, ku banorët që kanë një konflikt në lidhje me kompensimin e banesave të shembura për ndërtimin e një pallati u janë rikthyer sërish protestave.

Banorët tentuan të bllokonin punimet në pallat, ndërsa në disa raste u desh ndërhyrja e policisë për të liruar rrugën. Në polici u shqëruan 4 banorë. Protestat e banorëve rikthehen pas ngjarjeve të mëparshme, kur 6 prej grave të tyre hipën në taracën e pallatit në ndërtim si formë proteste për të drejtën që pretendojnë se u mohohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›