Policia aksion per motoret pa kaska e pa dokumentacion
Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një aksion për motorrët që lëvizin pa kaskat mbrojtëse apo dokumentacionin e duhur për qarkullim.
Vetëm në 2 orët e para të operacionit, në pikën e Bllokimit të Automjeteve, ishin dërguar 20 motorë, kryesisht me mungesa në dokumentacion.
Shkak për aksionin janë bërë aksidentet e fundit me motorë në kryeqyetet. Sipas burimeve ka patur ndëshkime maksimale për ata drejtues të motorrëve që nuk përdornin kaskat mbrojtëse, apo që konstatoheshin me manovrime të rrezikshme në qarkullim apo me shkelje të sinjalistikave dhe rregullave të tjera të kodit rrugor.
Të njëjtat burime thanë se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve.