E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mjedisit kerkon rritje investimesh per pastrimin

Ministria e Mjedisit i ka kërkuar pushtetit vendor të rrisë investimet për pastrimin e qytetit, për përcaktimin e vendgrumbullimeve të veçanta për mbetjet urbane si dhe për ndarjen e tyre që në burim. Por sipas zv/ministrit të Mjedisit Taulant Bino, i ftuar në konferencën ndërkombëtare për mbetjet urbane organizuar nga shoqëria civile këto janë shërbime që kushtojnë e në këtë kontekst ai sugjeroi rritjen e tarifave vendore.
Për menaxhimin e mbetjeve urbane zv/ministri i Mjedisit Bino ka kërkuar gjithashtu një angazhim më të madh edhe të ministrisë së Punëve Publike asaj të Shëndetësisë dhe ministrisë së Arsimit.

Për t’i dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve urbane në vendin tonë vec rinovimint të legjislacionit në fuqi janë hartuar dhe një sërë strategjish e plan-veprimesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›