E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarr në Cekran, digjen 20 hektar pisha

Zjar / foto arkiv

Fier Një zjarr i rënë në pyllin e Cakranit në Fier ka kërcënuar për disa orë rreth 50 banesa. Flakët e zjarrit janë shpërndarë me shpejtësi nga era dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll ato.

Për gati tre orë, zjarri ka djegur gati 20 hektarë pisha si edhe një hapësirë e konsiderueshme ullishte.

Ende nuk ka ndonjë version zyrtar për shkakun e zjarrit por dyshohet se mund të jetë vënë nga ndonjë banor i zonës me qëllim hapjen e kullotave të reja. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›