Tiranë, masakrim me shkopinj bejsbolli

Shkop bejzbolli
TIRANE- Përplasje në bllok, i riu nga laçi plagoset rëndë pasi rrihet barbarisht me shkopinj bejsbolli e leva. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 19:30, në rrugën Ismail Qemali, pranë një marketi që shet produkte industriale. Klevis Doku, rreth 27 vjeç nga Laçi mori plagë të rënda në kokë dhe në trup, për shkak të goditjeve të shumta me sende të forta të drejtuara ndaj tij nga një grup personash prej katër vetash.
Shkak për krimin sipas burimeve të policisë mësohet të jetë bërë një konflikt për motive femrash. Policia tha se kishte identifikuar disa persona të dyshuar si autorë të mundshëm të krimit, ndërsa tha se ata ishin larguar me shpejtësi pas krimit në drejtim të rrugës Sami Frashëri.
I dëmtuari u dërgua me shpejtësi në spitalin ushtarak, ku ka marrë mjekimin nevojshëm ndërsa mjekët thonë se ai ka pasur dëmtime serioze në kokë, por ai është jashtë rrezikut për jetën. /D.B/