E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi qeverisës, Berisha: Piktori tmerr nga megamashtimet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë pjesë e ‘përplasjeve’ të para PD-PS në lidhje me programin qeverisës. Në një postim në rrjetin social “Facebook’, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka frikë të bëjë transparencën e programit qeverisës, pasi ka frikë nga mashtrimet që sipas tij ai i bëri shqiptarëve më 23 qershor.

“Standarti i Piktorit dhe neobllokmeneve, tmerr nga debati me opozitën, pra, program pa debat! Frike deri ne palce nga megamashtrimet e tyre. Te dashur miq, sot kreu i mazhorancës së premtimeve antiglobaliste, drogës dhe parave të krimit, tregoi se ka tmerr nga debati. Ndaj dhe kërkon të paraqeësë në Parlament, fshehtas, programin e qeverisë së tij pa jua dorëzuar për ta lexuar paraprakisht, deri në këtë moment, deputetëve të opozitës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një Parlamenti të lirë. Nuk po përmend vitin 2009, se PS nuk hyri ne Parlament fare, por në vitin 2005 ne e dorëzuam programin e qeverise deputetëve me datë 6 shtator. Opozita pasi u njoh me të bëri 700 pyetje. Debati u zhvillua me dt 9 -10 shtator. Neobllokmenët mbajnë sekret nga deputetët e opozitës programin sepse ata kanë tmerr nga megamashtrimet e tyre programore”, shkruan Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›