E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, zjarr në spitalin rajonalevakuohen gjithë pacientët

DURRËS - Ka rënë zjarr në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli i urgjenës të spitalit rajonal të Durrësit. Për shkak të një mase elektrike tek pajisjet e spitalit, një zjarr dhe tym i madh ka mbuluar gjithë repartin e urgjencës.

Kjo ka alarmuar personelin dhe pacientët, të cilat kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëseve të qytetit, të cilat mbërritën të shumta në vendngjarje.

Më pas, ato kanë mundur të bëjnë evakuimin e plotë të tyre dhe siç informon mjeku i urgjencës, Bardhi Liço: “Brenda është vetëm tym, nuk futemi dot, por nuk ka rrezik për jetën e njerëzve, pasi është bërë evakuimi i gjithë pacientëve”.

Siç njofton korrespondenti i “A1 Report” në Durrës, Artur Korriku “aktualisht po punohet për të normalizuar situatën, por duket se do kemi një dëm të madh, që ka nxjerrë jashtë loje mjaft pajisje spitalore”.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe drejtori i spitalit të Durrësit, Taulant Baku në linjë telefonike për "A1 Report", duke theksuar se "situata po shkon drejt normalizimit".

(Foto nga evakuimi i pacientëve pas rënies së zjarrit në spitalin rajonal të Durrësit).

(Foto nga evakuimi i pacientëve pas rënies së zjarrit në spitalin rajonal të Durrësit).

(Në foto: Zjarrefikësja në vendgjarje)

Redaksi Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›