Lezhë, prokuroria jep pretencën për 8 komisionerët e Dragushes

Prokuroria e Lezhës pa paraqitur pretencën për 8 komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Dragushe komuna Dajc në Lezhë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe deformim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Prokurori i çështjes Ervin Beqiri ka kërkuar dënimin e të pandehurve me 15 vite burg dhe 2.4 milion gjobë të 8 komisionerëve. Sipas prokurorisë ata kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.
Avokatët mbrojtës të 8 komisionerëve të akuzuar kanë kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen e tyre, duke bërë që seanca të shtyhet për më datën 22 qershor ora 11:00