E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarri përfshin tregun në qendër të qytetit, në flakë 15 dyqane

FIER - Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja u shënua pasditen e sotme, ku flakët e zjarrit përfshinë godinën e ish- muzeut të vjetër të qytetit.

Në flakë u përfshinë 15 dyqane, dy prej të cilëve u shkrumbuan totalisht. Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, dhe bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Sakaq ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në godinë, ndërsa pronarët thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›