Tahiri- qytetarëve: Policia e Shtetit, policia juaj, pres sugjerime
TIRANE- Ministri i Brendshëm në kabinetin e ri qeveritar, Saimir Tahiri ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe ka kërkuar prej tyre e qytetarëve bashkëpunim për të kryer si duhet detyrën që i është besuar.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Tahiri thekson se Policia e Shtetit duhet të jetë polici e qytetarëve, dhe siguron se PS ka program për reformimin e thellë të policisë.
DEKLARATA E PLOTE
Nuk besoj kam fjalë mjaftueshëm për të falenderuar siç duhet secilin prej jush, së bashku me ndjesën time për mos iu përgjigjur çdo urimi në inbox!
Eshtë vlerësim e përgjegjësi e madhe që Kryeministri Rama ma besoi, siç është akoma dhe më e madhe pritshmëria e ligjshme e qytetarëve për të marrë mbrapsht prej nesh siguri dhe paqe, të lirë nga frika e krimit dhe kriminelët!
Me pranimin e përgjegjësisë së Ministrit të Brendshëm, do heq dorë nga mandati i të zgjedhurit në Parlament! Ndaj e ndjej detyrim ti drejtohem zgjedhësve të mi në Njësinë 6 e në gjithë Tiranën; Miqtë e mi, jam e do jem gjithmonë aty me ju.
Të vështira i kemi sfidat përpara! Disa prej tyre madje shume të vështira! Por kam besim se Kryeministri, kolegët e mi në Kabinet e Grupin Parlamentar, anëtarët dhe mbështetësit e PS e mbi të gjitha qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ne të gjithë bashkë kemi mjaftueshmërisht forcë, vullnet, kurajo e maturi për t’i kapërcyer sa më lehtë.
Dhe dua që përgjegjësinë time ta ndaj me çdonjërin prej jush, për aq sa është e mundur! Me cilindo që qoftë dhe një herë të vetme, ka menduar çfarë nuk shkon sot në Policinë e Shtetit e si duhet ndrequr. Duke filluar nga komunikimi, etika dhe sjellja, uniforma, siguria në komunitetin/ qytetin/ fshatin që banoni, vendin e punës apo çfarëdolloj çështje që keni hasur ose ndjeni se duhet trajtuar.
Policia e Shtetit duhet të jetë Policia Juaj! Ndaj nisni qe sot e ndjehuni te lire te me shkruani çdo sugjerim, çdo mendim, çdo eksperiencë tuajën personale prej të cilës mund të mësojmë dika më shumë nga c”dimë sot, çdo iniciativë që ne vlerësimin tuaj Policia e Shtetit duhet ta ketë në axhendën prioritare. Pra gjithçka e vlerësoni të nevojshme për ta implementuar bashkë nga Shtatori e tutje!
Ne kemi program për reformimin e thellë të Policisë së Shtetit bazuar në angazhimet tona para zgjedhjeve. Program që vazhdon të detajohet me ekspertët më të mirë. Për këtë arsye, ndihma juaj është më shumë se e vyer. Beje Policinë e Shtetit Policinë tënde dhe më shkruaj sugjerimet e tua! Do i mbaj shënim për t’i kthyer në axhendë pune menjëherë, duke komunikuar bashkë në vazhdimësi.
Faleminderit dhe një herë të gjithëve!
(BalkanWeb)