E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierakët kërkojnë maksimumin në shtëpi

Trajneri boshnjako-serb, Esad Karishik, synon sërish tri pikë të tjera në shtëpi, për të konfirmuar se fitorja ndaj Besës nuk ishte e rastësishme. Apolonia e nisi me pikë rikthimin në Superligë, duke barazuar pa gola në javën e parë kundër Elbasanit. Tashmë, sërish sot do të jetë përballë verdhebluve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në "Loni Papuçiu". Fierakët i bënë një mbyllje të bukur fazës së parë, teksa fituan 3-1 ndaj Besës së Kavajës. Trajneri boshnjako-serb, Esad Karishik, synon sërish tri pikë të tjera në shtëpi, për të konfirmuar se fitorja ndaj formacionit të Ilir Dajës nuk ishte e rastësishme. "Kundër Elbasanit është një ndeshje e kalueshme. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Synoj të ruhet i njëjti standard si me Besën. Kam besim se do t‘ia dalim", është shprehur Karishik për të përditshmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›