Jahmir Hyka fiton besimin e trajnerit
Jahmir Hyka luajti me kohë të plotë në ndeshjen përgatitore të një skuadre të përzier të Maincit ndaj Vehenit të Visbadenit. Mainci fitoi 5-0 dhe Hyka u tregua i zoti në pjesën e dytë, duke iu afruar edhe golit me një gjuajtje me të djathtën. "Hyka ishte si i çoroditur fillimisht, tha trajneri i Maincit, Andersen, por në pjesën e dytë e mori veten". Vetë shqiptari, që luan në krahun e majtë të sulmit, ka pohuar se mendon vetëm për t‘u stërvitur sa më mirë, ndërsa të tjerat ia ka lënë në dorë trajnerit. Ndërsa një ditë më parë, ishte Edmond Kapllani ai i cili do të zbriste në fushat e Bundesligës në një aventurë të hidhur për skuadrën e tij Karlsruhe, e cila u mund me rezultatin 0-1 në shtëpi nga Borusia e Dortmundit. Kapllani luajti 90‘, kurse golin mik e shënoi egjiptiani Zidan.