E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieri, asnjë i prekur nga AH1N1

Nga tetë raste të dyshimta për grip derri, të cilat janë dërguar në ISHP për konfirmim, deri tani në Fier, nuk rezulton asnjë i prekur nga AH1N1. Anila Moçi, përgjegjëse e qendrës shëndetësore pranë Drejtorisë së Shëndetit Parësor në Fier thotë se nga 44 raste që kanë rezultuar të prekur nga virusi AH1N1 në të gjithë vendin, asnjë nuk i përket rrethit të Fierit. Ky fakt vlerësohet nga autoritetet e shëndetësisë në rreth. Edhe pse muaj më parë rasti i një emigranti nga Danimarka ishte dyshimi shqetësues për përhapjen e gripit të derrave në Fier, konfirmimi i analizave ka hequr merakun dhe shqetësimin e qytetarëve fierakë. "Shtatë mostra të dërguara së fundmi kanë dalë të negative, që do të thotë jo mbartës të gripit të derrave, ndërkohë që është një mostër e tetë e cila pritet, por që nga të dhënat e pacientit dyshohet se nuk bëhet fjalë për gripin e derrave", sqaroi Moçi. Ndërkohë që fluksi i pacientëve të shtruar në spital vjen si pasojë e shtimit të rasteve të prekura nga virozat e stinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›