Laboratori nuk kryen asnjë analizë
Prej katër ditësh poliklinika qendrore e Fierit është përfshirë nga kaosi. Në laborator nuk kryhet asnjë analizë e thjeshtë gjaku. Pak minuta pas transmetimit të emisionit "Fiks Fare", ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka shkarkuar laboranten e cila ka abuzuar me detyrën, ndërkohë që ditët më pas, në poliklinikën qendrore të Fierit, por edhe te të gjitha bluzat e bardha të grupit spitalor ka "plasur" ankthi.
Pacientë të shumtë që kërkojnë të kryejnë shërbime të ndryshme mjekësore janë detyruar që këto ditë të presin, pasi përveç mirësjelljes së bluzave të bardha nuk po marrin asnjë shërbim shëndetësor. Konfirmohet se te departamenti i Urdhrit të Mjekut pranë drejtorisë së grupit spitalor Fier për laboranten në fjalë janë regjistruar ankesa, por pavarësisht tyre asnjë masë disiplinore nuk ishte marrë deri pak ditë më parë. Ka qenë kamera e fshehtë ajo që ka vërtetuar të gjitha abuzimet e që ka sjellë më pas shkarkimin e laborantes.