E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i Ministrisë së Arsimit

Mungesa e mësuesve, pamundësia e ndërtimit të shkollave apo mosrealizimi i rikonstruksionit për godinat aktuale janë problemet kryesore, të cilat bëjnë të vështirë arsimimin e fëmijëve shqiptarë.

Problematikë kjo tepër e hasur sidomos në zonat e thella, në fshatrat e largët, ku nxënësit janë të detyruar të kalojnë pengesa, madje të vendosin në rrezik edhe shëndetin e tyre për të ndjekur mësimin në shkollat e katundit ngjitur.

Shpeshherë në kohë dimri, kur dëbora e bën të pamundur lëvizjen e lirë të nxënësve të vegjël, edhe kalimi i pengesave bëhet tejmase i vështirë, duke i lënë të vegjlit pa shkollë.

Duke u nisur nga kjo dhe nga ankesat e shpeshta të familjarëve në disa zona, Ministria e Arsimit ka vendosur të zbatojë një projekt për transportin e fëmijëve në zona të thella, me autobusë të veçantë për të çuar fëmijët nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Autobusi do të marrë fëmijët nga shtëpia dhe do të bëjë transportin e tyre në shkollën më të afërt. Sipas Arsimit, ky projekt është ende në faza diskutimi, por shumë shpejt do të përcaktohen kostot dhe kërkesat për të vënë në zbatim një projekt të tillë ambicioz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›