E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri, i pakënaqur me CEZ

Debate të ashpra mes CEZ Shpërndarje dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore në Fier. Tonet e larta, akuzat, debatet kanë përshkruar për më shumë se një orë takimin ballafaques të thirrur nga prefekti Bujar Hasa, mes përfaqësuesve të kompanisë CHEZ dhe krerëve të njësive të qeverisjes vendore Fier. Problemet e faturave të energjisë për konsumatorët, radhët e gjata në pagesat e energjisë të popullatës, ndërprerjet e energjisë me ditë të tëra, faturimi me vlera fiktive i energjisë kanë qenë në fokus të debateve.

I pari që ka fshikulluar kompaninë ka qenë vetë prefekti Hasaj. ”Ai e ka quajtur kompaninë si të paaftë për menaxhimin dhe furnizimin ritmik të komunitetit me energji elektrike, duke theksuar se edhe defektet e shkaktuara në rrjet, sipas tij, nuk eliminohen për tetë orë, siç pretendojnë përfaqësuesit e CHEZ, por për tetë ditë. Viti 2010 ka qenë viti më problematik për fierakët në drejtim të energjisë elektrike –tha prefekti, sidomos abuzimeve ndërprerjeve të pamotivuara të energjisë elektrike etj. Nga ana tjetër, prefekti Hasaj ka treguar para të pranishmëve një kopje të një fature të sjellë nga një qytetar pensionist, me një vlerë faturimi prej 43 mijë lekësh të reja. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zv.drejtorit të degës së Mirëmbajtjes në këtë kompani. Ari Luarasi. Ai u mbrojt me pretendimin se ai nuk mund të përgjigjej për të gjitha këto pika, duke u shprehur se ishte përfaqësues për degën e mirëmbajtjes në CHEZ.

V. A

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›