E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: 72 mln dollarë në 2011 për rrugët rurale

SHKRUAN: Sabina Veizaj 09-03-2011 11:39

Fondi Shqiptar i Zhvillimit për 2011 ka dyfishuar buxhetin për 2011, në krahasim me atë të 2010-ës. 9 miliardë e 830 mln lekë është buxheti i FSHZH-së për 2011, nga të cilat 72 mln USD do të shkojnë për ndërtimin e 500 km rrugë dytësore në gjithë vendin. Buxheti i FSHZH-së u miratua dje në mbledhjen e Bordit Drejtues te Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), që kryesohet nga Ministri Z. Genc Pollo, me anëtarë ministrin e Ekonomisë, ministrin e Integrimit, Zëvendësministrin e Financave, si dhe pushtetarë vendorë. “Gjatë vitit 2010 nga FShZh u zbatuan kontrata në vlerë 100 milionë USD dhe janë siguruar 233 milionë USD për projekte në vijim. Për këtë vit, buxheti dyfishohet për projektin “Rrugët Dytësore“, për të ndërtuar afro 500 km rrugë në gjithë vendin. Projekti i iniciuar në 2008-ën, me vlerë totale rreth 400 milionë USD, që pritet të rritet, financohet nga Qeveria shqiptare dhe banka zhvillimore, si Banka Botërore, CEB, BEI, BERZH, IPA OFID, Banka Islamike për Zhvillim (IDB). Ky projekt është vlerësuar i shkëlqyer nga Banka Botërore. Gjithashtu sapo është negociuar me KfË dhe IPA për një projekt për uljen e varfërisë me vlerë afro 41 milionë USD për rrugët rurale dhe ujësjellsat në Qarqet Shkodër, Kukës e Dibër.”- u shpreh Ministri Pollo. Buxheti I miratuar parashikon përmirësimin e kushteve te jetesës në zonat rurale të vendit, nëpërmjet përmirësimit të rreth 1.500 km rrugë rajonale e rurale, duke dhënë një kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit nëpërmjet punësimit dhe krijimit të kushteve për zhvillimin e ekonomisë rurale. Ky projekt është në proces zbatimi dhe financohet nga disa donatorë, nga të cilët Banka Botërore (IDA) 20 milionë US$, Qeveria Shqiptare 5 milionë US$, OFID 15 milionë US$, CEB 40 milionë Euro, Banka Islamike për Zhvillim (IDB) 40 milionë US$ dhe bashkëfinancimi midis BEI, BERZH, IPA 2010/2011 për 134 milione Euro. Gjithashtu, pjesë e buxhetit është edhe projekti “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale”, me vlerë totale 11,66 milionë Euro, që financohet nga KfË dhe Qeveria Shqiptare dhe do të zbatohet në komunat veriore të Qarqeve: Dibër, Kukës, Shkodër. Ky projekt është parashikuar të zbatohet për 6 vite dhe synon furnizimin me ujë të pijshëm, ku priten të përfitojnë rreth 50 fshatra me një popullsi rreth 35,000 - 40,000 banorë, me një total prej 26 skema ujësjellësash (48 fshatra) që i përkasin 22 Komunave në tre Qarqet e Programit. Gjithashtu, buxheti i 2011 do të financojë edhe projektin “Punët e Komunitetit – Faza III”, me vlerë totale 14,38 milionë Euro dhe projektin “Fondi i Investimeve Sociale IV”, si një bashkëfinancim i KfË me 20 mln Euro dhe IPA 2009 me 9 mln Euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›