E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieri jashte turizmit. Biznesi Kredi nga shteti e bankat

Biznesi ne qarkun e Fierit pritet te investoje ne fushen e turizmit dhe agrobiznesit nese bankat dhe shteti do kreditojne ne kete kategori,pasi biznesi fierak ndihet i penalizuar ne kete aspekt. Nderkohe qe 45 kilometra vije bregdetare me detin Adriatik, reren kurative dhe pyjet e pishave qe pershkojne gjithe zonen, mbeten ende pa nje projekt konkret nga qeveria per shfrytezimin e resurseve natyrore dhe turistike. Edhe kreu i Dhomes se Tregtise se biznesmeneve te Fierit, Shezai Çobo e konsideroi si bisnes ende te paprekur dhe te pashfrytezuar kete qark.

“Bankat duhet të tregohen pak më fleksibël për të kredituar biznese sepse shumë biznese, sidomos në fushën e ndërtimit, por dhe në fusha të tjera ka filluar të penalizohet padrejtësisht duke mos u kredituar. Në fushën e turizmit, që është një zonë bregdetare shumë e gjerë, e cila po të studiohet e të ketë plan konkret, jam i bindur se gjithë biznesmenët e qarkut tonë, ndoshta dhe më gjerë, kanë për të investuar. Ajo është një zonë e pastër, zonë ku ka rërë, ka pisha. Mendoj që qarku i Fierit është shumë mbrapa përsa i përket investimeve”- Çobo.

Koordinimi dhe mbeshtetja e biznesit ne nje masterplan zhvillimi per zonen bregdetit Adriatik ne qarkun Fier, aktualisht po mbeshtetet nga qeveria nepermjet ministrise se transportit, me nje projekt ambicioz me ngritjen e fshatrave turistike me shtrirje ne gjithe hapesiren bregdetare.

Aleksander Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›