E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifa e importit. Hiqet dogana per makinat

Heqja e tarifës së importit për automjetet do të sjellë ndryshime pozitive financiare për qytetarët shqiptarë. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të mënyrës së re të taksimit si dhe bërjes zero të tarifës doganore pritet që të ketë hyrje të më shumë automjeteve. Ndryshimi është i shumëpritur pasi pagesat për të importuar një automjet nga vendet e Bashkimit Europian janë shumë të favorshme krahasuar me skemën e mëparshme.

Pagesa aktuale në doganë është vetëm 20 për qind e vlerës së automjetit, ose e çmimit referencë që mund të ketë dogana për të. Më pas, për taksën e qarkullimit ka një formule që bazohet në cilindratën, vitin e prodhimit dhe karburantin që përdoret. Me ndryshimet e bëra në ligj është shtrirë koha e pagesës së taksës doganore që ishte në fuqi deri më tani.

Për përdorim në Shqipëri, zoteruesit e automjeteve tanimë duhet të paguajnë një taksë më e lartë qarkullimi si dhe do të ketë rritje të çmimit të karburantit me 2 lekë për litër, pasi dhe akciza u rrit me ndryshiemt e fundit ligjore. Por gjithsesi këto pagesa ngelen më të ulta sesa ato që kërkoheshin kur bëhej zhdoganimi i automjeteve të importuara.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›