Elbasan, plagosje me thikë, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shtëpanjë në Elbasan, ku një person është plagosur me thikë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave uniformat blu kanë ndërhyrë menjëherë, ndonëse nuk është sinjalizuar për kapjen e autorit. Ende nuk bëhen të ditura indetiteti i të plagosurit, sikurse dhe autorët.
Burimet shtojnë më tej se motivet e sulmit me armë të ftohtë janë ende të paqarta, por mbi ngjarjen po hetojnë agjentët e anti-krimit.