Vjedh bakrin ne shtepine e te moshuares, kapet 19-vjecari
Elbasan- Nje 19-vjecar i denuar me pare per vepren penale te "vjedhjes", bie ne pranga per te dyten here me te njejten akuze. Dy dite me pare, Policia e Elbasanit ka ndaluar nepermjet agjenteve te Zyres Kunder Krimeve ndaj Prones, te dyshuarin Iljas Meta, lindur ne fshatin Sojnik te Gramshit dhe banues ne fshatin Korite te Korces. Burime zyrtare thane se arrestimi i 19-vjecarit u krye, pasi dyshohet se ka vjedhur ne banesen e te moshuares me inicialet Q. M., 66 vjece, ne fshatin Sojnik, komuna Kukur e Gramshit, materiale bakri ne vlere te konsiderueshme. Gjate kontrollit ne banese dhe atij fizik, te dyshuarit iu gjenden nje numer materialesh bakri te vjedhura, qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Duke perfituar nga mosha e thyer e gruas, Meta ka hyre ne banesen e saj, por eshte kapur ne flagrance dhe me pas denoncuar. Hetimet e metejshme po i kryen Prokuroria e Elbasanit, per vepren penale te "vjedhjes".