E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rremben te mituren per prostitucion

Elbasan- Rremben 13-vjecaren per qellime prostitucioni, ndalohet 23-vjecari i dyshuar. Por Policia e Elbasanit, ende nuk ka gjetur vendndodhjen e te mitures dhe e ka shpallur ne kerkim, duke kerkuar ndihmen e te pikave kufitare dhe komisariateve ne vend. Burime zyrtare thane se diten e djeshme u ndalua Gerald Shqipe, lindur ne Gramsh dhe banues ne Fier, ndaj te cilit eshte ngritur akuza e "shfrytezimit per prostitucion ne rrethana renduese".
Ngjarja ka ndodhur me 15 nentor te ketij viti ne qytetin e Gramshit, ku pas nje vizite tek te afermit e tij, 23-vjecari eshte njohur dhe me te mituren me inicialet Xh. K., banuese ne kete qytet. Nje dite me vone familjaret konstatuan edhe mungesen e vajzes ne shtepi, duke dyshuar pikerisht tek Gerald Shqipe. Per kete qellim bene denoncimin fillimisht ne komisariatin e Gramshit, per rrembim dhe me tej ne zyren e Antitrafikut ne Drejtorine e Policise Elbasan. Burime zyrtare shpjeguan se regjistruan denoncimin per zhdukjen e te mitures me 16 nentor dhe bene shpalljen e saj ne kerkim. Mbi bazen e dyshimeve u kryen kontrolle dhe shoqerime te disa personave qe kishin lidhje shoqerore me Shqipen. Ky i fundit u kap nga Policia e Fierit per llogari te homologeve te Elbasanit dhe menjehere eshte percjelle per ne kete komisariat diten e djeshme.
Familjaret e vajzes 13-vjecare dyshojne pikerisht tek 23 vjecari, me te cilin e mitura kishte krijuar njohje shoqerore kohet e fundit. Gerald Shqipe ka mohuar akuzat e ngritura, duke u shprehur se nuk e kishte rrembyer te mituren dhe nuk e dinte se ku ndodhej. Gjithsesi Seksioni i Antitrafikut ngriti akuzen e "shfrytezimit per qellime prostitucioni ne rrethana renduese te te miturave", pavaresisht se vajza nuk eshte gjendur ende nga policia. Dyshohet se ajo mund te jete fshehur ne ndonje tjeter banese ku dhe mbahet nen mbikeqyrje, ose te jete nxjerre jashte vendit, ne Greqi apo Itali, per qellime shfrytezimi. "Ndalimi i tij u be pasi gjate hetimeve paraprake, dyshohet se me date 15 dhjetor, ne qytetin e Gramshit, Gerald Shqipe ka marre vajzen me inicialet Xh. K., per ta shfrytezuar per qellime prostitucioni", njoftoi dje policia e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›