E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena denoncon zhdukjen e 19-vjecares, e gjen policia

Elbasan- Nena denoncon zhdukjen e vajzes, policia e gjen pas dy dite kerkimesh ne Elbasan. Mbremjen e 18 dhjetorit, ne komisariatin e policise ka bere kallezim penal 46- vjecarja me inicialet Sh. Zh., banuese ne lagjen "Clirimi" te Elbasanit, e cila ka deklaruar se i eshte larguar nga banesa vajza e saj me inicialet V. Zh., 19 vjece. Arsyet e largimit kane mbetur mister, por grupi hetimor dyshon per nje grindje ne familje mes vajzes dhe prinderve te saj. Menjehere pas shpalljes ne kerkim dhe shperndarjes se fotografise, diten e djeshme eshte bere dhe gjetja e saj ne qytet dhe kthimi ne banese. Gjate marrjes ne pyetje vajza ka deshmuar se ishte larguar me deshire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›