Fier,kapet një sasi droge, 2 në pranga

Një sasi e madhe kanabis sativa është sekuestruar nga oficerët e antidrogës në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve policia ka arrestuar shtetasin Mit'hat Velaj dhe Bajram Minaj nga Mallakastra pasi zotëronin sasinë e drogës dhe mbi ta rëndon akuza e trafikimit dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjithashtu, forcat blu kanë sekuestruar edhe një automatik tip "Kallashnikov". Mësohet se droga është sekuestruar në vendin e quajtur Shkëmbi i Kuq por nuk dihet ende destinacioni i drogës