E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Topolanek vizitë në Maqedoni

Kryeministri çek Mirek Topolanek, vendi i cili ka presidencën aktuale të BE-së do të mbërrijë sot në Shkup për një vizitë zyrtare në Maqedoni.
Sipas agjendës së takimeve Topolanek do të mbajë takime me presidentin maqedonas Branko Cërvenkovski dhe kryeministrin Nikola Gruevski. Gjatë takimeve do të diskutohet dhe "Zgjerimi i BE-së, procesi i reformave,me qëllim afrimin e vendit drejt anëtarësimit në BE si dhe regjimin e liberalizmit të vizave" thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga kabineti i kryeministrit çek. Vizita e Presidentit aktual të Bashkimit Europian vjen vetëm pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në Maqedoni të cilat janë përshkruar nga BE si kyce për integrimin e vendit në BE. "Zgjedhjet presidenciale në Mars dhe dialogu me opozitën do të jenë shumë të rëndësishme. Republika ceke mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat Euro- Atlantike, pavarësisht se vendet e vjetra në BE janë kundër zgjerimit" ka thënë Topolanek pak kohë më parë. Ai pritet të përsërisë qëndrimin se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndreshme janë kusht paraprake- sigurisht jo e vetmja- për Komisionin Europian për të rekomanduar një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në fund të këtij viti.

Kryeministri cek dhe presidenti aktual i BE-së pak kohë më parë paralajmëroi Maqednoninë se nuk kishte përmbushur disa nga 8 kriteret, përsa i përket nivelit të zhvillimit demokratike, reformave juridike, dhe lufta kundër korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›