Fierza në 277 metra, për dritat shpresa është në qiell
Nëse shtatori rezulton muaj i thatë, vendi rrezikohet seriozisht nga një dimër tjetër pa dritaKukës me 30 gusht: KESH ka ulur prodhimin në HEC-in e Fierzës, ndërkohë që prurjet e ujit në basenin e këtij hidrocentrali kanë shënuar rekorde historike për nga sasia e paktë e ujit që derdhet në këtë basen. Burime nga HEC-i i Fierzës kanë bërë të ditur se prurjet e ujit në basenin e këtij hidrocentrali janë vetëm 22 metër kub ujë në sekondë, duke shënuar kështu një rekord historik për këtë periudhë. Vitin e kaluar kur thatësira ishte ejashtëzakonshme prurjet nuk kishin zbritur më shumë se në 40 metër kub ujë në sekondë. Por të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i prurjeve kaq të pakta është dhe mbyllja e pritave të lumit Drini i Zi nga ana e autoriteteve maqedonase. Shirat që përfshinë rajonin e Kukësit dhe Tropojës 24 orë më parë nuk ndikuan aspak në përmirësimin e situatës hidrike në këtë hidrocentral, ku toka e zhuritur po e mban për vete ujin e shirave të paktë dhe për pasojë prurjet në basenin e HEC-t Fierzë nuk kanë shënuar ndonjë rritje. Prodhimi thuajse me kapacitet të plotë i HEC-it Fierzë, ku në punë ishin tre agregatë ka bërë që niveli i ujërave në këtë liqen të bien 16 cm në ditë, ndërsaniveli ka zbritur në kuotën e 277 metrave, ose vetëm 6 metra më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtatorin e kaluar, niveli i Fierzës qe në kuotën e 261.8 metrave. Viti 2007 klasifikohet si viti më i rëndë përsa i përket situatës hidrike në liqenet e kaskadës së Drinit. Rënia e nivelit në liqenin e Fierzës ka detyruar divizionin e prodhimit të KESH që të ulë prodhimin në HEC-in e Fierzës në ¼ e kapacitetit të tij. Nga tre turbina që kanë qenë në punë më parë, aktualisht është vetëm një prej tyre, duke reduktuar prodhimin në 1/3 e sasisë së prodhuar më parë. Aktualisht, konsumi i energjisë në shkallë vendi ka kapur nivelin e 16.1 milionë kilovat orëve në ditë duke shënuar një rritje prej rreth 2 milionë kundrejt fillimit të muajit korrik. KESH-i po i plotëson pjesën dërrmuese të kërkesave të vendit me energji nëpërmjet prodhimit vendës, ndërkohë që paralelisht vazhdon edhe importin. Nga hidrocentralet prodhohen 10.7 milionë kilovat/orë energji në ditë, ndërkohë që 5.4 milionë kilovat/orë të tjerë importohen. Por me reduktimin e prodhimit në HEC-in e Fierzës, prodhimi vendas ulet me 2.5 milionë kilovat/orë. Një agregat në HEC-in e Fierzës prodhon 125 megavat/orë energji elektrike, kur niveli i ujit në liqenin e Fierzës ndodhet mbi kuotën e 260metrave. Ndërkohë Zyra e Shtypit në Korporatën Elektroenergjitike të Kosovëska bërë të ditur se KEK-u është duke i kthyer Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare 130 gigavat orë energji elektrike, borxh ky i grumbulluar gjatë periudhave kur Kosova u përball me probleme me furnizimin me energji elektrike. "Gjatë këtij muaji, ne nuk parashohim që të marrim energji elektrike nga KESH-i.