Gjumi i fëmijëve dhe bajamet
Një numër studimesh janë marë me problemet e gjumit tek të rriturit siç është për shembull apnea ose mungesa e frymëmarrjes në gjumë, gjendje që mund të çojë në goditje në zemër, hemoragji cerebrale ose bllokim arterjesh të gjakut në tru. Por shkencëtarët tani po i studiojnë këto probleme kur ato shfaqen tek fëmijët, madje edhe tek foshnjet.
Timi Vali është 6 vjeç. Si gjithë moshatarët, ai është energjik, por nëna e tij shqetësohej pasi dukej se ai nuk bënte gjumë të mirë. Merrte frymë thellë dhe gërhiste ndërsa kur zgjohej nga gjumi ankohej nga bajamet.
Doktor Sumit Bargava pranë universtitetit Yale, e vizitoi atë dhe vuri se bajamet i kishte të zmadhuara. Fëmijët që kanë mungesë frymarrjeje në gjumë ose apnea, thotë doktor Bargava, shpesh kur flenë, mbyllin pjesërisht ose plotësisht rrugët e frymëmarrjes. Dhe mungesa e frymëmarrjes në gjumë mund të shkaktojë probleme në zemër e diabet. Gjatë ditës, fëmijët me apnea mund të mos përqëndrohen ose mund të tregohen tepër aktivë, por edhe të acaruar. Ata mund të ndeshen me vështirësi edhe në të mësuar. Prandaj diagnostikimi i hershëm i apneaska shumë rëndësi. Kështi Timi Vali shkoi në spitalin e fëmijëve pranëuniversitetit Yale. Gjatë vizitës, atij iu vendosen elektroda në trup për të matur veprimtarinë e trurit si dhe iu bën analiza për të matur nivelin e frymëmarrjes. Kur Timin e zë gjumi, kompjuteri fillon të regjistrojë të dhënat e organizmit. Gjatë këtij procesi, doktor Bargava vuri re se gërhitja tek ky fëmijë shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e frymëmarrjes në gjumë tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi të mos ia heqë bajamet. Por mjekët thanë se do të vazhdojnë mbikqyrin gjumin e tij.
Foshnjet diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund të kenë probleme gjumi, por dallimi apneas tek ta është pak i ndërlikuar. Sanatha Kasven në spitalin Saint Luke në Denver të Kolorados është specialiste në laboratorin e gjumit ku nje një kamera fokusohet në sytë e foshnjes për të parë sesa i thellë është gjumi që bën. Mjekët thonë se dokumentimi i çdo lëvizjeje tëfoshnjes në gjumë ka shumë rëndësi pasi nëfund kur të gjitha të dhënat regjistrohen në kompjuter dhe fillojnë të studiohen, edhe mungesa më e vogël e një aspekti të lëvizjeve në gjumë, mund të të bëhet shkak për diagnostikim të jo të saktë.
Foshnjet e diagnostikuara me një shrregullim gjumi si ato të fëmijëve dhe të rriturve, mund të trajtohen me operacion. Disa ekspertë mendojnë se trajtimi me oksigjen eleminon nevojën për shumicën e ndërhyrjeve kirugjike, ndërsa të tjerë thonë se nëse gjumi i shrregullt shkaktohet nga ndonjë deformim në rrugët e frymëmarrjes, atëherë operimi mund të jetë i nevoshëm.
Qumësht gjiri? Patjetër, deri në muajin 6..!
Ushqimi vetëm me qumësht gjiri mund të shpëtojë miliona jetë foshnjash çdo vit. Qumshti i nënës mbetet mënyra më e mirë për të krijuar një bazë të shëndetshme në jetën e mëtejshme të foshnjave. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e qumshtit të gjirit si ushqimin e vetëm deri në muajin e gjashtë të jetës së një fëmije. Sipas saj vazhdimi i mbajtjes së fëmijës në gji deri në moshën dy vjecare, do të pakësojë vdekshmërinë foshnjore, të shkaktuar nga infeksioni dhe kequshqyerja në vendet në zhvillim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se 3 milionë e gjysëm fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja. Sipas kësaj organizate deri në një milion e gjysëm fëmijë mund të shpëtohen, duke rritur metodën e ushqyerjes me gji.
Maria del Karmen Kazanovas punon në departamentin për Vlerat Ushqyese, Shëndetin dhe Zhvillimin pranë OBSH. Ajo thotë për Zërin e Amerikës, se qumshti i gjirit përmban vlera ushqyese, vitamina dhe minerale që nuk gjenden tjetërkund. Dhe këta përbërës përmirësojnë imunitetin kundër mjaft infeksioneve dhe sëmundjeve.
“Qumshti i gjirit mbron beben kundër të gjithë mikrobeve që mund ta prekin atë. Dhe, kjo është arsyeja që një fëmijë do të preket më pak nga diarreja, do të ketë më pak raste prekjesh nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe gjithashtu do të ulen ndjeshëm rastet e vdekjes si pasojë e sëmundjeve të zakonshme të fëmijëvë, si diarreja dhe pneumonia”.
Megjithatë, qumështi i gjirit nuk është i rekomandueshëm në të gjitha rastet. Për shembull, nëse një nënë është e prekur me virusin HIV, ajo mund t’ia transmetojë sëmundjen fëmijës së saj nëpërmjet ushqyerjes me gji.
Por mjekja Kazanovas thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se në mjaft vende ku virusi HIV është mjaft i përhapur, ende mund të jetë më mirë për nënat që të zgjedhin ushqyerjen me gji në vend të qumshtit të fabrikuar.
“ Nëse nëna është e prekur me virusin HIV, atëherë ajo ka nevojë që të marrë një vendim personal… rreziku i transmetimit të sëmundjes eksizton… por vdekja foshnjore nga sëmundje të tjera apo infeksione të tjera mund të jetë më e lartë se sa prekja nga HIV”.
Për shembull, mjaft vende në zhvillim nuk e kanë të pastër ujin e pijshëm, dhe përzierja e ujit të ndotur me qumshtin pluhur për bebe, është shkaku më i shpeshtë i vdekjes mes foshnjave.
Qumështi i gjirit është më i miri në botë, si në vendet e varfëra ashtu dhe në ato të pasura. Studimet e reja thonë se qumështi i gjirit mund të mbrojë fëmijët kundër sëmundjeve kronike edhe më vonë gjatë jetës së tyre. Fëmijët e ushqyer me gji janë më pak të rrezikuar nga problemet me tensionin e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të kolesterolit, mbipesha dhe diabeti.
*Autorja raporton të rejat mjekësore për Zërin e Amerikës