E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Estonise viziton sot Tirane

TIRANE- Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip mbërrin sot rreth mesditës, në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha.

Kryeministri Ansip do të pritet rreth orës 13:00, në një ceremoni zyrtare në selinë e Qeverisë, nga kryeministri Berisha. Pas takimit me dyer të mbyllura, do të nënshkruhet marrëveshja "Për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal".

Më pas, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Tiranë, Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin BamirTopi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli etj.

Në 12 prill 2005, Ansip filloi mandatin e parë si kryeministër i Estonisë, ndërsa që nga 5 prilli 2007 ai po qeveris vendin në mandatin e tij të dytë, në koalicion me konservatorët liberalë dhe socialdemokratët.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›