Kryeministri urdheron marrjen e masave nga Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes
Kryeministri Sali Berisha ka ndjekur ne menyre te vazhdueshme situaten e krijuar nga moti i keq ne Veri, Verilindje dhe ne Jug te vendit. Zedhenesja e kreut te kabinetit qeveritar, Juela Mecani, tha dje se jane marre te gjitha masat per te perballuar veshtiresite e krijuara dhe per t'iu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te izoluara. "Kryeministri Berisha ka urdheruar Ministrine e Brendshme, Ministrine e Puneve Publike si dhe Ministrine e Mbrojtjes qe te ndermarrin te gjitha veprimet per te garantuar kalueshmerine ne akset rrugore kryesore kombetare te vendit dhe per t'u ofruar te gjithe ndihmen e nevojshme komunave te bllokuara, ne te cilat nuk duhet te mungoje nje komunikim i vazhdueshem mbi problemet qe mund te krijohen nga zhvillimi i situates", tha ajo. Gjithashtu mesohet se eshte urdheruar qe njesi te pajisura te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, Xhenios dhe Emergjences Civile te vendosen ne zonat e bllokuara dhe ne akset rrugore kombetare per te garantuar kalueshmerine e tyre. Kryeministri ka pergezuar forcat dhe autoritetet vendore qe kane bere te mundur gjate 24 oreve te fundit nderhyrjen per te zhbllokuar situaten ne akset rrugore dhe qe kane shpetuar jeten e dhjetera qytetareve. "Kryeministri ka kerkuar nga Ministria e Mbrojtjes qe Forcat e Xhenios te marrin nen mbikeqyrje segmentin rrugor Shumri-Fushe Arrez dhe te bashkepunojne aty me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe te Mirembajtjes se Rrugeve", tha dje Mecani. Nderkohe Shtabi i Emergjences prane Ministrise se Brendshme mban nje komunikim te vazhdueshem me te gjitha komunat e bllokuara.
Duckallari
Sekretari Politik i Partise Demokracia Sociale, Artur Duckallari, ka shprehur dje shqetesimin per situaten emergjente te krijuar nga perkeqesimi i kushteve atmosferike dhe bora. "Veshtiresive ekonomike te zonave verilindore dhe jugore te vendit po u shtohen keto dite edhe pengesat ne qarkullim dhe izolimi i tyre", tha ai.
Duckallari
Sekretari Politik i Partise Demokracia Sociale, Artur Duckallari, ka shprehur dje shqetesimin per situaten emergjente te krijuar nga perkeqesimi i kushteve atmosferike dhe bora. "Veshtiresive ekonomike te zonave verilindore dhe jugore te vendit po u shtohen keto dite edhe pengesat ne qarkullim dhe izolimi i tyre", tha ai.