E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierzë, reshjet e ditëve të fundit rrisin prurjet

FIERZË- Rreshjet e ditëve të fundit kanë rritur me 2 metra nivelin e ujit në Fierzë, si dhe kanë shtuar prurjet.

Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare rezulton se niveli i Fierzës llogaritet në 260.3 metra, ndërsa prurjet në 90 metra kub ujë në sekondë, duke qenë ende larg mestares shumvjecare të tyre, që për këtë periudhë të vitit ëhhstë rreth 207 metra kub në sekondë.

Konsumi i energjisë elektrike në shkallë vendi ka arritur në 23 milionë kilovat orë në ditë, nga të cilat 17.5 milionë kilovat orë importohen.

Ekspertët e KESH-it shpjegojnë se nëse rreshjet e shiut vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, atëherë ka shanse të mira që situata hidrike në kaskadën e lumit Drin të përmirësohen. Në të kundërt, korporata ka marrë të gjitha masat për të garantuar energji pa ndërprerje për qytetarët nëpërmjet importit
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›