Topalli siguron eurodeputetët: Do mbështesim draftin e OSBE/ODIHR
TIRANE - Delegacioni i Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit të radhës BE-Shqipëri, zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryetari i idelegacionit, Eduard Kukan përshëndeti konsensusin mes partive politike, duke theksuar se “arritja e marrëveshjeve dhe votimi i tre ligjeve me 3/5 janë hapa inkurajues dhe konkrete. Shpresojmë të vijohet në këtë klimë, në përmbushje të aspiratës integruese”. Më tej, Kukan siguroi kryeparlamentaren Topalli për mbështetjen e plotë të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit theksoi se ndihet e lehtësuar që klima politike në parlament tashmë është normalizuar.
“Kemi miratuar 3 kode që kërkojnë 3/5-tat, kemi ngritur komisionin për reformën zgjedhore, ashtu si edhe grupin e punës për Rregullore, bazuar në rregulloren e Parlamentit Europian, me konsensusin e të gjitha palëve.”- u shpreh Topalli.
Kryetarja e Kuvendit tha se mazhoranca e ka autorizuar të mbështesë draft/opinionin e përbashkët të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias mbi ligjin elektoral dhe praktikat elektorale. Topalli konfirmoi se do të marrë pjesë personalisht në seancën plenare për këtë çështje në Komisionin e Venecias dhe do të mbështesë këtë draft/opinion të përbashkët të këtyre dy institucioneve.
(er.nu/BalkanWeb)