KFOR: Liria e lëvizjes nuk është e negociueshme
PRISHTINË - KFOR-i bëri të ditur sot se vazhdon të mirëpresë heqjen e pengesave rrugore në Luginën e Zubin Potokut dhe kudo tjetër nga popullata vendase dhe është i gatshëm të ndihmojë këtë.
"Është një hap në drejtimin e duhur”, theksohet në komunikatën e KFOR-it, i cili përkujton se mandati i tij është të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes të pakushtëzuar për të gjithë.
"Duke e thënë këtë, ne në nënyrë të qartë duhet të përsërisim se liria e pakushtëzuar e lëvizjes pa diskutim përfshin EULEX-in", theksohet në komunikatë.
"Ne ripohojmë preferencën e zgjedhjes së çështjeve të pazgjidhura nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve. Ky është i vetmi princip për të cilin deri tani pajtohen KFOR-i dhe përfaqësuesit e komunitetit vendas.Sidoqoftë ështe mirë të flasim por nuk është mirë të flasim për hirë të të folurit. Kjo do të thotë: restrikcionet në lirinë e lëvizjes janë të papranueshme. Përdormi i dhunës është i papranueshëm. Në veçanti sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme", thuhet në deklaratën për mediat.
Sipas medias kosovare, asnjë gur nga barrikadat nuk e kanë lëvizur të mërkurën serbët në veri të Mitrovicës, ndërsa vetëm tre prej tyre i kanë larguar deri tani dhe për autoritetet ky veprim nuk vlerësohet si mundësim i lëvizjes së lirë.
(er.nu/BalkanWeb)