E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e borës, bllokohet aksi Kolsh-Kalimash

KALIMASH- Reshjet e borës kanë bllokuar për disa orë aksin Kolsh-tuneli i Kalimashit.

Mësohet se ka qenë policia rrugore ajo që ka ndaluar automjetet të lëvizin në këtë aks, pa u pajisur më parë me zinxhirë, për shkak të trashësisë së borës, e cila arrin deri në 10 centimetra.

Ndërkohë që nuk është hedhur as kripë dhe as korje në rrugë për të shmangur aksidentet. Reshje bore ka patur dhe në të gjitha zonat malore të Kukësit, Hasit dhe Tropojes, por jo vetëm.

Ulja e temperaturave ditët e fundit është shoqëruar me reshje bore dhe në Pukë e Fushë Arrës, ku trashësia arrin deri në 4 centimetra.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›