Figo: Messi e meritoi çmimin

Ish-futbollisti portugez, Luis Figo, deklaroi se dhënia e çmimit “Topi i Artë FIFA” argjentinasit Lionel Messi është vendimi më i drejtë.
Figo, tashmë ambasador i Inter, u shpreh se ky çmim është tërësisht individual dhe Messi është lojtari më i mirë në botë.
“Fitoi më i miri edhe pse Xavi dhe Iniesta kanë pasur një sezon të shkëlqyer. Nuk ka pse “Topi i Artë” të ndikohet tërësisht nga Botërori. Nuk u befasova nga vendimi sepse Messi është lojtar më i mirë se kushdo tjetër”, u shpreh Figo.