La Liga, kampionati më i mirë i vitit

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 16:51
La Liga spanjolle është kampionati më i mirë i vitit 2010. Kështu ka vendosur Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili të martën e ka publikuar listën e kampionateve më të forta botërore.
Prapa kampionatit spanjoll gjendet ai anglez, Premierliga, kurse Serie A italiane ka përfunduar në pozitën e tretë.
Pas tri kampionateve më të fuqishme në botë renditen ai i Brazilit, i Gjermanisë, i Francës, i Argjentinës, i Portugalisë, i Holandës dhe i Ukrainës.