Balotelli, jo te Milani në një të ardhme të afërt

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka mohuar spekulimet se sulmuesi italian do të kalojë te Milani në afatin kalimtar veror.
Mospërshtatja e duhur e Balotellit në Angli dhe transferimi i Edin Dzekos te City, kanë nxitur spekulime se ish-sulmuesi i Interit, mund të kalojë te kuqezinjtë në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, Mino Raiola, agjenti i SuperMarios, ka thënë për Radio Kiss Kiss se “një ditë, ndoshta po”, por tani për tani nuk mund të flitet për një largim “pasi që Manchester City është skuadra ideale për të”.