West Hami, marrëveshje me Bridge

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 16:46
Wayne Bridge ka arritur marrëveshje me West Ham United, nga i cili do të paguhet 70 mijë funte në javë, shkruan e përditshmja angleze Daily Star.
Tash pritet marrëveshja në mes të Manchester Cityt dhe klubit londinez, tek i cili mbrojtësi i majtë do të shkonte si huazim deri në fund të sezonit. Klubet pritet ta arrijnë marrëveshjen gjatë kësaj jave.
Bridge, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Chelseas, nuk po gjen hapësira në ekipin e Roberto Mancinit, kështu që dëshiron të luajë në vazhdimësi. E këtë mundësi mund t’ia ofrojë West Hami.