Onyewu huazohet në Twente

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 16:48
Milan ka vendosur që ta huazojë qendërmbrojtësin Oguchi Onyewu në Twente. Lajmin e kanë bërë të ditur të dyja skuadrat përmes ueb faqeve zyrtare përkatëse.
Gjiganti amerikan i është bashkuar klubit holandez. Ai në Holandë do ta takojë trajnerin Michel Preud’homme, i cili e kishte udhëhequr edhe në kohën sa ishte pjesë e Standard Liege në Belgjikë, para se të transferohej te Rossonerët.
Përfaqësuesi amerikan nuk e ka gjetur veten te Milan, kështu që në fund të sezonit ai mund të shitet përfundimisht.