Fija e flokut fundos Ben Qimen, nis gjyqi
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Gjyqi
Një fije floku është një ndër provat më të forta që disponon Prokuroria e Tiranës, për të vërtetuar në gjyq që Arben Isufaj është autori i vrasjes së Piro Koçiut. Prokuroria ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Tiranës dhe kërkesën për gjykim. Sipas kërkesës, Arben Isufaj do të gjykohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Dosja është dorëzuar në gjykatë vetëm pak ditë më parë dhe pas hedhjes së shortit çështja i ka kaluar për gjykim gjyqtares Fatmira Hajdari. Tashmë pritet që të caktohet një datë për zhvillimin e seancës së parë, kur i njohuri si i “forti i Fierit” të dalë përpara drejtësisë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se asnjëherë i pandehuri nuk e ka pranuar krimin e kryer, por në vendin e ngjarjes Prokuroria pretendon se ka gjetur një fije floku që, pas analizave të ADN-së, rezultoi se ajo i përkiste shtetasit Arben Isufaj, që kohë më parë është shoqëruar për këtë çështje, por është lënë sërish i lirë për mungesë provash.
Ngjarja
Kryeqyteti do të tronditej nga një vrasje mafioze pasditen e 12 gushtit të vitit 2002. Ka qenë ora 18:00, kur salla e Komisariatit nr. 3 në Tiranë u njoftua për disa të shtëna arme në rrugën “Him Kolli”, pranë tregut të vogël, në ambientet e një pallati të ri, pak metra nga “Rruga e Kavajës” dhe “Samsungu”. Dëshmitarët kanë parë dy persona që ndiqnin një të tretë, Pirro Koçiun, i cili zbriste shkallët e pallatit me shpejtësi dhe kërkonte t u ikte atentatorëve, duke u thënë “mos qëlloni..”, madje ka përdorur dhe emrat e tyre, duke lënë të kuptohej se njiheshin mes tyre. Policia gjatë hetimeve identifikoi tre persona si autorë të krimit dhe megjithëse bëri shoqërime të të dyshuarve, sërish i liroi për mungesë provash. Një prej të shoqëruarve ka qenë edhe i njohuri me nofkën “Ben Qimja”. Por edhe pse në dosjen e policisë krimi i faturohej Arben Isufajt dhe motivi ishte larja e hesapeve pas mosmarrëveshjeve për trafiqet e drogës, sërish nuk u konkludua në arrestime.
Viktima
Pirro Koçiu kishte lëvizur nga Saranda dhe banonte në Tiranë, në katin e nëntë të pallatit të ri, me qira. Bashkë me të mësohet se rrinte dhe një vajzë, që u mor në pyetje pas krimit. Koçiu kishte qenë një herë i proceduar për krime seksuale dhe më pas ishte liruar. Policia e kishte skeduar si kontingjent, ndërsa pas vrasjes iu gjetën një sasi prej të paktën 20 mijë dollarësh, që i mbante në qese dhe që ishin të paprekura. Shtatë të shtëna pistolete i shkaktuan vdekjen në mes të rrugës. Për të futur në kurth Koçiun është përdorur një i njohur i tij, i cili i ka kërkuar të dalë nga apartamenti me qira dhe në këtë mënyrë është realizuar edhe plani për ekzekutimin e tij.
Arben Isufaj do të gjykohet për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009