Prokuroria kërkon mbajtjen në burg të Klejdi Kotes
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria kërkon në gjykatë që të rrëzohet amnistia e Presidentit për lirimin e Klejdi Kotes, i cili akuzohet për grabitjen e Bankës së Kursimeve. Kote është dënuar për një ngjarje të vitit 1999, kur një degë e Bankës së Kursimeve raportoi se i ishin vjedhur 250 milionë lekë të vjetra, një shumë tepër e madhe për kohën. Një djalë i ri kishte hyrë qetësisht në bankë dhe kishte paraqitur dokumentet sikur ishte trashëgimtari dhe pasardhësi i një biznesmeni nga Berati, i cili sapo kishte vdekur. Me një certifikatë vdekjeje në dorë dhe një grua që thoshte se ishte e veja e biznesmenit dhe me aktin e trashëgimisë, Kote i ka marrë arkëtares shumën e majme.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009