E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 4 personave për 11 vjedhje

Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga katër persona të dyshuar për 11 vjedhje të kryera në kohë dhe vende të ndryshme në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në operacionin e koduar “Sharra”, ku u mor masa e arrestit për 4 persona, të cilëve iu dokumentua tërësisht implikimi i tyre në 11 vjedhje të bizneseve të ndryshme në Tiranë. Kështu dje, në kuadër të operacionit të koduar “Kriko”, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, të proceduar edhe më parë për vjedhje në bashkëpunim. Sipas të njëjtave burime mësohet se J.A, 14 vjeç, Dianos Marku, 18 vjeç, dhe Agron Zylfo, 33 vjeç. Arrestimi i tyre u krye sepse dje, janë kapur në flagrancë duke vjedhur shumën e parave prej 48.000 lekësh, në dyqanin e firmës “Shpiragu”, në bulevardin “Zhan d Ark”, në pronësi të dy shtetasve. Burimet zyrtare pohojnë se nga hetimet e kryera, mbi këta shtetas ka rezultuar se i mituri J.A, i dyshuar si i implikuar në krimin e vjedhjes, është autor i një sërë vjedhjesh të tjera të realizuara në kohë e vende të ndryshme. Gjithashtu, në datën 04 mars 2009, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së magazinës “Lindi”, në rrugën “Xhorxh Bush”, në pronësi të një shtetasi. Ndërsa në datën 11 mars 2009, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit ushqimor, në Rrugën e Elbasanit, në pronësi të një shtetasi. Më 15 prill 2009, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit “Foto Reli”, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në pronësi të një shtetasi. Sipas policisë mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave prej 48 000 lekë, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e të tjera vjedhjeve të realizuara prej tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Materialet do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›