Albert Brojka, babai që “u merr” lirinë dy adoleshentëve
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Të jesh baba nuk është aspak më e lehtë sesa të jesh kryetar bashkie. Madje, këtu nuk ka fuqi ligji dhe pushteti. Kur fëmijët rriten, e vetmja gjuhë është ajo e mirëkuptimit dhe e besimit. Brojka, i njohur për tolerancën e tij qoftë si figurë politike, qoftë si qytetar, e pasqyron këtë anë të karakterit edhe në rolin e tij si baba. Hija e pushtetit të dikurshëm apo e suksesit të sotëm professional nuk ia lehtëson punët më tepër sesa një babai të zakonshëm. Ai ka po të njëjtat probleme me fëmijët. Meraku për shoqërinë që mbajnë, për oraret e vona të kthimit nga pabi, për lidhjet e mundshme dashurore. Por, nuk ka ndër mend të mbajë nën kontroll familjen si polic. Rolin kërkon ta luajë me modelin e tij. Sepse siç thotë vetë, nuk do të donte që ta ndërtonin jetën në mënyrë të pasigurtë, aventureske. Ja intervista e tij prindërore.
-Cila është figura juaj atërore dhe si është marrëdhënia juaj me fëmijët?
Me fëmijët jam disi strikt, pak më shumë se ç duhet i disiplinuar, kërkoj shumë për familjen edhe nganjëherë fëmijët më shohin si xhandar “Ç je ti?!” U duket sikur u marr lirinë. Unë jam i kujdesshëm dhe e kam për të mirën e tyre dhe ma do mendja çdo prind e ka, do t i kërkojë vajzës të mos rrijë deri në orët e vona të natës në pab, të kthehet më herët…
-Sa vjeç është vajza dhe sa djali?
Vajza 18, djali 20.
-Kur e gjykoni moshën më të mirë për martesë për vajzën dhe moshën për të patur një lidhje zemre?
Vajza është shumë e vogël për martesë. Për vajzën, jo para moshës 25 vjeç, ndërsa për djalin pas të 30-ave.
Ndërsa një lidhje intime, si baba ia toleroj më shumë djalit sesa vajzës, se mentaliteti i vjetër na sundon akoma. Tek vajza, babai është më i ndjeshëm, tek djali më ndryshe. Por nuk dua t i ndërhyj në jetën e saj. Parimet bazë të jetës ia kam dhënë. Por jetën fëmijët do ta ndërtojnë vetë dhe nuk dua t u imponoj asgjë.
-Do të të vinte keq, nëse nuk do të kishte një lidhje dashurie?
Unë vetëm do të preokupohesha si prind se ]farë lidhje është, me çfarë partneri shoqërohet, çfarë bagazhi ka ai njeri…
-Kështu si flisni, duket se do të donit që ai, shoku, të ishte kandidati për bashkëshort. Ju e keni problem që ajo të mos përfundonte me të dashurin e parë?
Natyrisht, nëse do ta gjente idealin e saj që me të parën, unë do të isha i kënaqur. Dhe nuk do të më vinte fare mirë që ajo të ndryshonte shumë partnerë. Pak a shume edhe për djalin.
-Besoni vërtet se të rinjtë mund të godasin në shenjë idealin me të parën?
Është e vështirë, por babai pretendon më të mirën për fëmijën e tij. Prindi ka në kokë idealen. Sidoqoftë, asbolutisht nuk do t i gjykoja fëmijët e mi për keq, nëse nuk do të qëllonin që në lidhjen e parë me idealen. Jam natyrë tolerante dhe ngaqë brezi ynë kishte shumë shina që ia impononin mënyrën e jetesës, kam nxjerrë përfundimin, që të rinjtë duhet ta ndërtojnë vetë jetën e tyre.
-Bisedoni me fëmijët për problemet delikate të mendjes së tyre, të ndjenjave të tyre? Ju happen?
Po. Me mua flasin më shumë se me gruan, ndjehen më komodë, se ajo është më kërkuese. Së paku, vajza më thotë që jam më tolerant.
-Na vjen mirë që jeni edhe në marrëdhëniet familjare tolerant ashtu siç ju kanë njohur në shoqëri, në marrëdhëniet e tjera njerëzore. I rregullon marrëdhëniet toleranca?
Besoj se po. Nëse futesh më shumë se sa duhet tek jeta e tjetrit, do t ia mërzitësh jetën. Tek jeta e fëmijës tim e kam vështirë të ndërhyj e jo më tek jeta e tjetrit. Nëse u divorcua, u martua për së dyti apo për së treti, ajo është jeta e tij. Nuk do t i censuroj fëmijët e mi. Të mirën dhe të keqen ta gjejnë vetë.
-Populli ka shprehjen: Kush pëson, mëson. Në njëlloj mënyre duhet të kalosh nëpër lumë që ta mësosh notin, duhet edhe të gabosh që të zbulosh rrugën e së vërtetës.
Ashtu është, na vjen apo nuk na vjen mirë. Prindi kërkon idealen për fëmijën e tij, por gabimet janë të pashmangshme. Do të doja për fëmijët e mi të ndërtonin një jetë normale, nuk do të doja të ndërtohej jeta në mënyrë aventureske me të papritura. Siç e kam ndërtuar për vete, uroj edhe për ata. Nuk dua t ua imponoj këtë lloj jete, por ta kapin vetë.
-Çfarë do të kishit për t u thënë atyre prindërve që janë bërë objekt edhe i kronikave të zeza, që kanë ndëshkuar vajzat e tyre deri në fatalitet për lidhjet e dashurisë?
Mua më irritojnë shumë ngjarje të tilla. Them me vete sa herë: Çfarë prindërish janë këta? Si mund t u shkatërrojnë të ardhmen fëmijëve të tyre, edhe jetën?! Gjithë kjo tragjedi buron nga një mentalitet patriarkal, maskilist dhe sa herë dëgjoj nga këto histori, them: Po si nuk u gdhendëm njëherë! A e shikojnë këta njerëz se si është ndërtuar bota , se si jetohet? Gjithsesi, secili merr vendimet e tij në këtë jetë.
Familja e prindërve
Babai im më la 3 vjeç, më takoi kur u bëra kryebashkiak
Babai im u nda me nënën, pasi dashuroi një grua tjetër. Nuk u bëmë me fëmijët e tij
-Cila ka qenë fëmijëria e Albert Brojkës?
Kam jetuar vetëm me nënën. Nëna me babanë janë ndarë kur unë isha vetëm 3 vjeç.
-Të ka mjaftuar nëna sa për dy?
Më ka mjaftuar, m i ka mbyllur që të gjitha. Por një keqardhje të madhe e kam këto vite për nënën se më thoshte që jam mirë dhe tani dua ta shijoj jetën, sepse ka pasur vuajtur shumë. Rrobaqepëse ka qenë dhe duhet të ushqente tri fëmijë.. Ajo rojti derisa isha unë kryetar bashkie. Vdiq sapo dorëzova mandatin.
-Nuk ju ndihmonte babai?
Jo, absolutisht. Ishin kohëra shumë të vështira. Nëna në fund të jetës nisi të rehatohej, donte t ia arrinte të martonte djalin tim. Ky është pishmani im.
-Po babai ku ishte ndërkohë?
Babai ka vdekur edhe ai para pak vitesh e më vjen keq të flas keq për të se edhe ai më ka bërë kokën, Por ai kishte familjen e vet.
-Ju vjen keq për këtë? Dhe a bëheni me fëmijët e babait?
Jo asbolutisht, jeta ka të vetat. Me fëmijët e babait nuk jemi bërë ndonjëherë. Tani janë jashtë shtetit.
-Të vret fakti që nuk jeni bërë me vëllezërit e motrat nga babai?
Në një farë mase, sepse unë edhe me babain kam folur shumë vonë, vetëm kur unë u bëra kryetar bashkie. Kjo nuk më la përshtypje të mirë. Erdhi të më takonte kur unë mora një emër, ndërkohë që mund të vinte të më takonte më përpara.
- Jeni zemëruar për këtë?
Nuk mund të them, por jeta e tillë paska qenë. Nëse ndjen për fëmijën tënd, duhet të ndjesh edhe kur është me pushtet, edhe njeri i thjeshtë. Kur vjen ta takosh kur është bërë dikushi, atëherë nuk të vjen mirë sepse të duket si puna e atyre miqve politikanë që të tregova…
-I viziton në vorreza?
Kur është rasti.
-Cili ishte shkaku që babai juaj u nda nga nëna juaj?
Thjesht u dashurua me një grua tjetër.
-Ia fal një njeriu që dashurohet me dikë jashtë familjes, sidomos kur është yt atë?
Po, sepse ka jetën e vet. Nëse nuk e gjen dot lumturinë brenda familjes, le ta kërkojë diku tjetër. Nuk ndërhyj në jetët e njerëzve. Dhe jam i mendimit, se nëse nuk të ecën martesa e parë, mund të bësh një zgjedhje tjetër sepse është jeta jote. Nuk mund të akuzoj askënd pse e ndërtoi jetën në mënyrë të tillë. Dikur diskutonim që kancelari gjerman ishte martuar 4 herë. 14 herë le të martohet, ta ndërtojë jetën siç e do vetë.
-Sa vëllezër e motra keni?
Kam një vëlla e një motër. Ndërsa babai ka edhe katër fëmijë të tjerë nga dy martesa të tjera. Është martuar tri herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë, me nënën time isha unë dhe më pas mori një grua të tretë.
-Kur dikush martohet me një burrë që ka pasur fëmijë të tjerë nga një martesë tjetër, shkakton kjo gjë ftohje në marrëdhëniet familjare?
Po, sigurisht që shkakton. Shkakton. Unë jam për një familje të qëndrueshme, për një marrëdhënie të qëndrueshme. Por nëse një familje nuk funksionon, nuk jam për ta mbajtur me pahir si kufomë. Prandaj, edhe njeriu duhet ta hedhë mirë hapin për martesë.
Rrëfehet ish-kryebashkiaku Albert Brojka, burri 50-vjeçar i një gruaje të re
Puthjen e parë gruas ia dhashë 15 vjeçe
“Gjëja që nuk duroj dot tek gruaja ime është xhelozia e tepruar. E dua me masë”
Gjithë këto vite është tërhequr larg vëmendjes së mediave. Ka jetuar jetën e njërit prej qytetarëve të zakonshëm të bashkisë së Tiranës, edhe pse 9 vjet më parë ka qenë kryebashkiak i saj. Albert Brojka kishte zgjedhur jetën pa politikë, që kur bashkë me mandatin e kreut të bashkisë, u largua edhe nga angazhimet partiake. Sepse politika e cila siç thotë vetë, e kishte tejstresuar, madje, edhe duke i dëmtuar shëndetin . Mendon se “divorci” me të i dha disa vite paqeje, reflektimi dhe i largoi plakjen. Se si ai u tundua dhe u rikthye prapë në politikë, por këtë herë pa bujë, ju do ta lexoni në numrin e ardhshëm të gazetës “Ballkan”. Gjithçka që ai ka dashur ta thotë, për miqësitë false brenda politikës, për krahasimet në kohë të punës së kryebashkiakëve, për politikën e taksave rënduese, për emrat e denjë nga disa parti që mund ta drejtonin bashkinë e metropolit, filozofinë e tij për shkëlqimin dhe rënien e pushtetit, për ato që duhet të bëjë bashkia për të lehtësuar krizën financiare të njerëzve, për ato që Rama gjeti gati prej tij, për moshën deri kur mund të japë një politikan e të tjera e të tjera...
Albert Brojka, që kur la politikën, duket se rigjeti familjen. Pushteti i një burri nuk i shëndosh aspak marrëdhëniet familjare, stresi i tij e pengonte të gjendej mes njerëzve më të dashur ashtu siç duhet. I bëri të ndihen si të lënë në periferi të vëmendjes së tij. Bert Brojka e kishte ditur se duke u përpjekur të rregullojë një qytet, kishte harruar hapësirën 130 metra katrorë të shtëpisë së tij ku merrnin frymë e ëma, atëkohë gjallë, gruaja dhe fëmijët. Prandaj, dorëzimi i mandatit i erdhi si një bombul oksigjeni për mushkëritë e lodhura nga ajri i rënduar i poltikës. Largimi i tij nga politika u mirëprit nga e gjithë familja, që nuk e dëshiron më një angazhim total të tij në politikë.
Duke qenë i çliruar nga streset e ish-kryebashkiakut apo të ish-kryetarit të PD-së për Tiranën, gjen kohë qetësisht të flasë për gazetën “Ballkan”, të kujtojë e përjetojë të shkuarën, të bëjë disa shaka me të shoqen, “të vijë vërdallë” shtëpisë së tij në Farkë, ku me kënaqësi bën punën e bujkut, të flasë me fëmijët të cilët një kohë i gjente në gjumë dhe për shumë gjëra të tjera nga të cilat më parë ishte privuar.
Në intervistën e mëposhtme ai flet për jetën e tij familjare, rolin si baba dhe bashkëshort, për frikërat e tij për fëmijët në moshë delikate, për pasionet dhe miqësitë si dhe ide të lira se si ai koncepton familjen, martesën, lirinë e individit, deri ku shkojnë kufijtë e tij të tolerancës, tregon “strategjitë” që ka zgjedhur për të mbajtur në këmbë dashurinë bashkëshortore etj.
-Keni 20 vjet martesë. Ruhet dashuria e Albert Brojkës pas 20 vjet martese?
Përpiqemi ta ruajmë. Nuk është e kollajtë. Fillojnë problemet, problemet e rritjes së fëmijëve ndikojnë …Por ne jemi përpjekur ta ruajmë përmes mirëkuptimit dashurinë dhe them se ia kemi arritur.
-Nëse ju vonoheni diku me ca miq, gruaja juaj a fillon të prodhojë dyshime? E bëni shpesh xheloze?
Edhe mundet. Kjo pyetje i duhet bërë gruas, por ajo vazhdimisht është në kërkim që kur është shpikur celulari. Më telefonon se ku jam e qysh e tek.
-Bëhet merak apo ju kontrollon?
Të dyja bashkë.
-Po ju e kontrolloni?
Jam më tolerant si natyrë. Por ju thashë, mosha jonë nëse ka impenjime, ka pritje, dreka-darka me biznesin. Në përgjithësi ne kohën e kalojmë bashkë.
-Cili është vesi që nuk e duroni dot tek njerëzit?
Mosmirënjohja. Kam patur shumë miq të cilët arrita të kuptoj se nuk ishin miq, kur nuk kisha më asgjë në dorë. Një ves të tillë nuk e duroj dot.
-Po tek gratë, çfarë nuk duroni dot?
Tek gruaja ime nuk duroj dot xhelozinë e tepruar. Më mërzit. Por gratë e kanë në përgjithësi, kush më shumë e kush më pak, e kanë në natyrë të jenë më xheloze se ne, meshkujt.
-Por mund të kenë arsye më shumë se burrat për të qenë xheloze ndoshta…
Mundet. Por me kalimin e viteve nuk është më ajo xhelozi e 30-vjeçarëve. Këtë e shoh edhe tek vetja ime. Ndryshe kanë qenë kërkesat e gruas në fillim të martesës e ndryshe tani.
-E dëmton xhelozia martesën sipas jush?
Jo, është e domosdoshme. Sepse nëpërmjet xhelozisë arrin të kuptosh praninë e dashurisë. Nëse gruaja nuk do të bëhej fare xheloze, atëherë do të më lindnin dyshime e do të pyesja veten: Po kjo, si nuk çaka kokë fare për mua?” Xhelozia ka lidhje me dashurinë, janë bashkë, vetëm nuk duhet të kalojë masën.
-Na treguat se keni një shtëpi e dytë. Ju ka tunduar për aventura, sikurse ndodh rëndom?
Nuk kam moshë për aventura. Jam familjar i rregullt. Kam gati 20 vjet martuar me gruan, Fëmijët janë bërë për universitet. Pasionet e mia nuk mund ta kalojnë pretendimin për të ndërtuar një shtëpi të qetë dhe një jetë të qetë familjare. Nuk shkojnë më tej.
-Nga ju të dy, kush kujdeset pak më shumë për tjetrin?
Të dy bashkë. Mua më duket se kujdesem unë më shumë, asaj i duket sikur kujdeset ajo më shumë.
-Si jeni njohur me gruan dhe kur?
E kam njohur kur ishte 15 vjeçe dhe unë isha 22, isha student. U njohëm rastësisht në bibliotekën e qytetit. Unë po studioja për provime. E pëlqyem njëri-tjetrin dhe vazhduam që atëherë. Jemi martuar në vitin 87, unë isha 29 vjeç. Kam ndenjur katër vjet dashuruar dhe katër vjet fejuar.
-Sa kohë pas njohjes e dhatë puthjen e parë?
Puthjen e parë e kam dhënë që kur e njoha. Tak-fak.
-Është e mërzitshme të martohesh herët dhe të kesh kaq shumë vite martese?
Po, është. Nuk mund të vendosësh për të ardhmen tënde, kur je ende adoleshent. Nuk është vetëm konsumimi, Por përpara se të krijosh familjen, duhet të kesh njëfarë eksperience, të njohësh jetën, të jesh dikush, të kesh një të ardhur, të kesh bërë njëfarë parapërgatitje për martesën. Se po ta nisësh ku rrafsha mos u vrafsha, pa patur shkollë, pa patur punë, edhe dashuria dëmtohet. Unë do të gjykoja se një mashkull është në periudhën optimale për t u martuar, 30-35 vjeç. Dikur e kisha shumë më poshtë, thosha se 25-27 mjafton.
-Po 50 vjeç, a mund të martohet burri?
Natyrisht. Tjetër punë se i ka ikur vakti shumë gjerave, se nuk krijon dot familjen pastaj. Sepse nëse do të jesh 50 vjeç, do të marrësh një grua diku tek 40 vjeç që nuk lind dot ose do të ketë probleme me lindjen.
-Kush ju tha se gruaja 40 vjeç ka probleme me lindjen? Gjyshet tona kanë bërë nga 10-15 fëmijë, kanë lindur edhe pas moshës 45 vjeçare.
Nuk jam mjek, por të paktën kam dëgjuar nga mjekë që nuk konsiderohet lindje normale…
-Por burri mund ta marrë gruan shumë më të vogël se veten
Nëse do ta marë ndjeshëm më të vogël se veten, ka probleme të tjera pastaj, se kur të shkosh 60, gruaja do të jetë 40. Ti do të ndihesh shumë i vjetër dhe ajo shumë e re. Dhe pastaj, ajo do ta kërkojë jetën ndryshe…
-Sipas jush, mbaron një mashkull në moshën 60-vjeçare?
Mosha bën të vetën. Se 40 me 60 nuk mund të krahasohen, kanë diferencë. Diferenca optimale e burrit me gruan shkon 5-7vjeç, jo më shumë se 10 vjeç. Nëse do të ketë diferenca të mëdha, lindin probleme, por kjo është e përgjithshmja, sepse ka edhe përjashtime sa të duash. Di se ka raste me diferencë moshe të madhe dhe kanë shkuar aq mirë, sa nuk ta pret mendja.
-Do të ishte më mirë që me gruan të mos ishe martuar para 20 vjetëve, por para 5 apo 10 vjetëve? Mendon se do të ishte martesa më e freskët?
Nëse nuk do ta zgjidhja atëherë, do të ishte më vështirë të gjeja atë tip që kam gjetur, do të ishte shumë vonë. Sepse edhe gruaja do të kishte gjetur jetën e vet me një tjetër, nuk do të më kishte pritur mua. Gjykoj që për kohën, kam bërë martesën në kohë optimale. Edhe për lindjen e fëmijëve është koha më e mirë. Gruaja ime ka lindur 24 vjeçe.
-Do t ju pëlqente të kishit edhe një fëmijë tjetër?
Gjithnjë e kemi menduar të kishim edhe një tjetër të vogël që do ta rrisnim më me shumë kujdes, sepse këta të dy u rritën kur ne ishim në punë dhe shumë të angaxhuar.
Mund ta realizoni?
Jo, nuk mund ta realizojmë. Folëm edhe përpara. Eshte çështje e moshës së gruas.
-Përse nuk u kujtuat pak më përpara?
Ja që nuk u kujtuam. Por nuk është kollaj të marrësh vendimin për të rritur fëmijë. Ne fëmijët na i kanë rritur prindërit dhe nuk e kemi shijuar rritjen e tyre. Tani që jemi më të qetë, më të stabilizuar, që fëmijët janë në shkolla, tani kemi kohën e lirë për të bërë një fëmijë tjetër, kemi edhe mundësitë, edhe eksperiencën, por nuk mundemi që ta realizojmë dot.
-Mendoni se në martesë janë më të qëndrueshëm partnerët, që nuk kanë kaluar ndonjë histori dashurie apo që kanë pasur ?
Duhet të ketë eksperiencë si puna e politikanit, sepse kështu njeh më shumë jetën. Është më mirë të gaboj më përpara sesa më pas.
-Beson se ka bashkëshortë që nuk kanë kafshuar “mollën e ndaluar”? Dhe sa përqind mund të jenë këta?
Nuk e di, por për njohjen që kam, në këtë lloj jete që bëjmë, në këtë ekonomi, me këtë lloj hapjeje, me emigracionin, me problemet ekonomike, me daljen nga izolimi, natyrisht që edhe tundimet janë më të mëdha. Nga c shohim dhe dëgjojmë, divorcet, tradhtitë janë shtuar shumë. Ambienti është nxitës. Unë personalisht jam përpjekur ta ruaj dhe do ta ruaj familjen deri në fund.
Nëse një famlje arrin ta ruajë dashurinë, ajo është e qëndrueshme dhe mundësitë për të tradhtuar janë të pakta. Nëse lindin konflikte, mundësitë rriten. Në Shqipëri pak a shumë është një mjedis i tillë. Jeta nuk është shumë e sigurt. Vështirë të gjesh një punë, të sigurosh familjen. Kjo bën që dashuria të vihet vazhdimisht në prove, edhe të shkatërrohet. Ne në familje, nuk kemi pasur probleme ekonomike.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009