E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abbas rikthehet me mireseardhje heroike

Presidenti Palestinez, Mahmoud Abbas, qëndroi përpara një turme plot brohoritje të dielën pas kthimit të tij nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku edhe nisi një përpjekje të diskutueshme për shtetin Palestinez. “Përpara gjithë botës, unë kam përmbushur të gjitha dëshirat dhe ambiciet tuaja”, tha Abbas për turmën që ishte mbledhur në sheshin Mukataa, në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

“Rezistenca internacionale diplomatike e jona ka filluar dhe kemi ende shumë rrugë për të bërë,” tha ai. “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se me siguri do të ketë nga ata që do të na dënojnë. Do të ketë nga ata që do të na mohojnë drejtësinë, do të mohojnë të drejtën, por ne do të përballemi me ta!” Ai shtoi, “Bota na ka parë dhe ajo e di se ne jemi një popull i civilizuar që thjesht kërkon të drejtat që i takojnë.”
Njerëzit në turmë kishin banderola me parulla si: “Ne jemi të fortë me ty”, “Je i madh me popullin nga pas”, “Je burim i krenarisë sonë”. Të tjerë mbanin foto të mëdha të Abbas, ose valëvisnin flamurin palestinez.

Ndërsa Fatah, partia e drejtuar nga Abbas, kontrollon bregun Perëndimor, Gaza kontrollohet nga Hamas. Festimi erdhi si pasojë e mbështetjes që shprehu ministri i jashtëm i Izraelit për thirrjen e Kuartetit të Lindjes së Mesme që Izraeli dhe Palestina të kryejnë bisedime brënda muajit për bisedime të reja në kuadër të paqes midis të dyja vëndeve me qëllimin për të arritur një marrëveshje në fund të 2012.
“Duhet të pranojmë sepse ka një gjë mjaft positive, që është fillimi i negociatave pa kushte paraprake. E kemi kërkuar këtë gjë qysh prej 2 vjet e gjysëm”, tha Avigdor Liberman për radio Israel të Dielën.

Gjithsesi, Abbas it ha turmës të Dielën se negociatat nuk mund të fillojnë pa u ndalur ndërtimi i Izraelit.
“Ne i kemi siguruar të gjithë se duam të arrijmë të drejtat tona në mënyrë paqësore nëpërmjet negociatave, por jo thjesht negociata,” tha Abbas. “Nuk do të ketë negociata pa legjitimitetin ndërkombëtar dhe një ndalim të plotë për vendbanimet.”
Kuarteti përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Europian.
Ministri i jashtëm palestinez Riad Malki, tha të Shtunën se udhëzimi i Kuartetit nuk mund të pranohet, pasi ajo ishte "jo e plotë për pritshmëritë palestineze". Malki theksoi se oferta nuk arriti të trajtonte çështjen e vendbanimeve izraelite dhe kufijve të 1967.
Në deklaratën e së Premtes, Kuarteti nuk përmendi vendbanimet e Bregut Perëndimor. Ajo u bëri thirrje partive të "përmbahen nga veprimet provokative, nëse negociatat do të jenë efektive."

Kërkesa e Izraelit për njohjen palestineze të Izraelit si një shtet hebre nuk është përfshirë gjithashtu. Kuarteti përsëriti thirrjen e saj për të dyja palët që të ndjekin detyrimet e paraqitura në një të ashtu-quajtur "plan" për paqe të 2003.
Kërkesa palestineze për ndalimin e plotë të ndërtimeve në vendbanime, si kusht për rifillimin e bisedimeve, ka qenë pengesa kryesore në mes palëve gjatë vitit të kaluar.

Të Premten, në Kombet e Bashkuara, Abbas shtroi kërkesën e tij historike për anëtarësimin e plotë në OKB, një veprim që Izraeli e quajti të parakohshëm pa bisedime të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me shqetësime sigurie. Kjo masë bëri që Kuarteti yë lëshojë thirrjen për bisedime të reja. Negociatat e mëparshme u ndërprenë vitin e kaluar.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›