E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filip Riker në turne, mbyllja me 26 janar në Austri

Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, gjatë turneut dyjavor në rajon, që zgjat deri më 26 janar, do të vizitojë edhe Beogradin, raportojnë mediat serbe.

Turneu i tij e filloi me vizitën në Turqi, më 12 të këtij muaji, gjatë ditës së djeshme dhe sot qëndroi në Kosovë, pastaj do të drejtohet drejt Maqedonisë dhe Serbisë. Riker turneun do ta përfundojë në Austri më 26 janar.

Siç thuhet në Ambasadën amerikane në Beograd, temë kryesore e bisedimeve të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Filip Riker në rajon, janë çështjet rajonale dhe bilaterale, ndërsa përveç takimeve me zyrtarët e lartë, ai do të takohet edhe me liderët politikë dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›