SEEMO: Dhuna ndaj fotoreporterit në Kosovë, sulm ndaj lirisë së shtypit

Organizata për Media e Evropës Juglindore (SEEMO), me seli në Vjenë, ka dënuar dhunën e supozuar të policisë kundër fotoreporterit nga Kosova, Vedat Xhymshiti.
Më 14 janar, fotoreporteri Xhymshiti teksa po ndiqte pwrplasjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë së Kosovës afër vendkalimit kufitar në Merdarë, ishte goditur nga policët, njoftoi SEEMO, dhe shtoi se ai e kishte humbur vetëdijen, por nuk ishte dërguar në spital. Sipas kësaj organizate, sulmi dhe cdo supozim i hedhur gjendet i filmuar.
“I ftoj autoritetet e policisë që të zhvillojnë hetime dhe t`i sanksionojnë ata që e sulmuan Xhymshitin”, tha Oliver Vujoviç, sekretar i përgjithshëm i SEEMO-s, dhe shtoi se “ishte e qartë se ai ishte gazetar dhe se rrahja e gazetarit është sulm direkt kundër lirisë së shtypit”.