E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, shtyhet vendimi për Ukën, vendimi më 30 janar

Një gjykatë në Gjermani ka bërë të ditur se vendimi për të akuzuarin Arid Uka, do të shpallet më 30 janar dhe jo të enjten, siç ishteparashikuar më parë.

Gjykata tha sot se kjo shtyrje erdhi si domosdoshmëri e dëgjimit të një dëshmitar tjetër, në bazë të “fakteve të reja” për këtë rast.

Shqiptari nga Kosova, Arid Uka, 21 vjeçar, në hapje të procesit kundër tij, ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarët e Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, vitin e kaluar.

Arid Uka rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›